Dhimbja e kokës
Dhimbja e kokës
Cefalea
Primare
Të dhëna diagnostike.
Historia.
Cefalea primare tradicionalisht ka qenë ndarë në tension muskular dhe dhimbje e migrenës. Literatura e fundit sugjeron që në të vërtetë s’ka dallim mes tyre, ato vetëm se janë variacione të të njëjtit crregullim. Fokusi primar i historisë duhet të verë në dukje sëmundje serioze që i shkaktojnë ato sic janë infeksioni, crregullimet vaskulare ose tumoret. Sigurisht shenjat e një presioni intrakranial të rritur, janë arsye për alarm serioz. Një element i rëndësishëm në histori është kroniciteti i dhimbjes së kokës. Dhimbjat e kokës që kane vazhduar mbi 12 muaj nuk përbëjnë alarm. Por dhimbja e kokës duhet vëzhguar më thellë. Lloji, lokalizimi dhe graviteti i dhimbjes janë informacion i mirë. Megjithatë, është më e rëndësishme në histori të përcaktohet se sa ndikon dhimbja e kokës në aktivitetin ditor të pacientit, në punë, shtëpi, a i dëmton gjumin, etj. Kategori diagnostike të tilla të dhimbjes së kokës janë : dhimbja kokës e lidhur me neuralgjinë postherpetike, neuralgjia oksipitale dhe ajo trigeminale. Nëse nuk ekzistojnë këto entitete në dhimbjen e kokës, ne e përkufizojmë atë si neuralgji primare. Cefalea primare mund të ketë origjinë nga sistemi muskulo-skeletal ku futet fibroziti dhe crregullimet e artikulacionit temporo-mandibular. Një anamnezë familjare positive për migrenë flet për dhimbje koke kronike beninje. Ne duhet të kërkojmë në ambjentin social, elemente që flasin për stresin psikologjik. Fillimet e dhimbjes së kokës me ngjarje të tilla si ndarja ose vdekja e familjarëve, ose humbje të vendit të punës, kontribuojnë në dhimbjen e kokës.
Ekzaminim fizik.
Ky në një cefale
primare duhet të kryhet shumë mirë, për të përjashtuar ose jo crregullimet
serioze sekondare që kanë lidhje me sëmundje vaskulare, neoplastike ose
infektive. Nëse pacienti është drejtuar te klinika dhe kartela është plotësuar,
ekzaminimi fizik duhet të përqëndrohet drejt gjetjes së një shkaku të
trajtueshëm të cefalesë primare, sic janë crregullimet e artikulacionit temporo-mandibular,
disfunksioni i artikulacionit të sipërm cervical ose fibrozitit. Palpimi i
kujdesshëm i muskujve facialë, oksipitalë dhe të qafës duhen parë për fibrozit.
Palpimi i artikulacionit temporo-mandibular dhe auskultimi i artikulacionit për
kërcitje ndihmon në diagnozën e këtij defekti. Ekzaminimi i gojës dhe i
dhëmbëve duhet bërë mire.
Radiologjia.
Këtu futen CT-scan e MRI. Nëse kemi bindje për process tumoral, atëherë një CT-scan me kontrast do të jepte informacion shumë të detajuar. Filmat radiologjikë të qafës, shohin ose jo spondilozën. Kjo ndihmon në diagnozën e dhimbjes së kokës me origjinë cervikale, por duhet patur parasysh që ndryshimet degjenerative në x-ray mund të mos duken, duke mos u konsideruar kështu pathognomonike.


